Miloviq: Zgjedhje me ose pa serbë
Mitrovicë, 15 gusht - Përfaqësues të serbëve të veriut thonë se kreu shtetëror serb i ka porositur se zgjedhjet lokale në Kosovë do të ketë pa marrë para sysh për vendimin serbëve për të dalë ose jo në to.
Na është përsëritur se zgjedhje do të ketë dolëm apo nuk dolëm ne në to, ka thënë Kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Miloviq për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.
Miloviq ka theksuar se ditëve të ardhshme do tua tregojë të gjitha shqetësimet këshilltarëve komunalë dhe pastaj qytetarët le të vendosin a të dilet në zgjedhjet e 3 nëntorit që i organizon Prishtina.
Ai ka theksuar se duhen edhe disa ditë që kuvendet komunale të vendosin për zgjedhje, se duhet pritur qëndrimin përbashkët dhe se vetë personalisht nuk do të dal në zgjedhje, raporton BETA