Milazim Abazi aderon në AAK
Prishtinë, 7 mars - Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka aderuar vperimtari i hershëm dhe eksperti i çështjeve të ekonomisë dhe menaxhimit, Milazim Abazi.
Në konferencën e përbashkët për media, kryetari i AAK-së, ka shprehur bindjen e tij se aderimi i z. Abazi në AAK është i rëndësishëm për të gjithë ne dhe ofertën që AAK do tua bëjë qytetarëve të Kosovës me programin për qeverisjen e vendit.
Abazi ka bërë të ditur se ekspertiza e tij do të jetë në dispozicion të AAK-së, në ndërtimin e ofertës më të mirë që kjo parti politike do ta ketë për qytetarët e Kosovës, për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme të tyre.
AAK është partia me platformën dhe konceptet më të avancuara për zhvillimin ekonomik të vendit, prej të gjitha subjekteve politike, dhe kjo është arsyeja pse unë ia bashkova këtij subjekti politik.