Migrimi mund të ndikojë që KE të vonojë liberalizimin e viza
Prishtinë, 25 gusht - Fluksi i madh i migrimit të qytetarëve të Kosovës mund të ndikojë që Komisioni Evropian të vonojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Dren Doli, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike shprehet se qytetarët që janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së janë kryesisht ata që përfundojnë studimet dhe nuk arrijnë të gjejnë asnjë punë dhe nuk shohin shumë mundësi se si të inkuadrohen në shoqëri.
Ndërkaq sipas një raport i publikuar nga Qendra për Studime Politike dhe Juridike më së shumti prirje për migrim kanë ata që janë të dëshpëruar nga kërkimi i punës dhe pagat e vogla.
Mosha më e prekur për të migruar jashtë territorit të Kosovës dhe për të migruar ilegalisht është një moshë prej 26 deri 45 vjeç dhe përveç kësaj janë njerëzit që kanë kryer studimet themelore dhe besojnë se nuk kanë mundësi punësimi dhe avancimi në karrierë momentalisht në Kosovë, tha ai për Radio Kosovën.
Sipas Grupit për studime Juridike dhe Politike, Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një strategji informative e cila njofton qytetarët lidhur me politikat e BE-së, që sipas Dolit qytetaret janë me pak të informuar për këtë dhe janë më të prirë të migrojnë për në vendet Shengen. Ndërkaq rajoni ku më së shumti të rinjtë kanë prirje për të migruar jashtë vendit është ai i Mitrovicës dhe Gjakovës.
Dhe besoj që qeveria e Kosovës duke vënë në jetë politika qoftë të punësimit sezonal apo edhe profesionalizimin e këtyre të rinjve tu gjej atyre hapësirë në tregun e punës, tha ai.
Por, ka njerëz që kërkojnë azil edhe në Kosovë. Kosova për ta nuk është në asnjë mënyrë vendi i destinimit. Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, tregojnë se aktualisht në Qendrën e Azilit qëndrojnë 12 azilkërkues kurse një është në burgun e Dubravës.
Vetëm në periudhën janar qershor të këtij viti në vendin tonë azil kanë kërkuar 50 presona. Ndërkaq shtetet prej nga vijnë janë Siria me 70 për qind dhe Iraku me 14 për qind. Kështu tha për Radio Kosovën Zyrtarja për informim në MPB Dafina Myrtaj.
Sipas Raportit të qendrës për azilkërkues të datës 18 gusht prezent në këtë qendër janë 12 azilkërkues dhe një qëndron në burgun e Dubravës shtetet më se shumti kërkesa janë Siria me 70 përqind dhe Iraku me 14 përqind, tha ajo.
Myrtaj bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij vitit numri i azilkërkuesve është shtuar për 22 për qind ndërkaq në vendin e origjinës janë kthyer gjithsejtë tre persona.