18 Janar 2025

MIE dhe UNDP diskutuan për projektet e përbashkëta

Prishtinë, 11 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë.

Në takim me Russell Ministrja Çitaku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, proceset aktuale në raport me integrimin Evropian siç janë; mbarëvajtja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përmirësimi i marrëdhënjeve fqinjësore me Serbinë, por edhe progresi në raport me liberalizmin e vizave.

Me këtë rast, poashtu u diskutuan projektet e përbashkëta që kanë dy institucionet tona, siç është integrimi sa më i mirë i komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare.
 
Minsitrja Çitaku e falëndëroi Russell për kontributin që ka dhënë UNDP në Kosovë  nga paslufta, dhe vazhdon të jap tani. Ministrja poashtu, e përgëzoi Russell për emërimin në detyrën e re dhe konfirmoi mbështetjen që do ta ketë gjatë mandatit të tijë në Kosovë.

Ndërsa Russell ishte mirënjohës përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar integrimin e të gjitha komuniteve në shoqëri, sfidë kjo që ballafaqohen të gjitha shtetet mbarë globit.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)