21 Janar 2025

MFSK dhe MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

Prishtinë, 30 qershor - Sot në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) u nënshkrua Marrëveshje Mirëkuptimi në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Marrëveshjen në emër të ministrive e nënshkruan, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, dr. Shkëlzen Sylaj dhe Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes institucionale lidhur me funksionalizimin e komunave; Mitrovicë,  Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq, përmes dhënies në shfrytëzim të veturës zyrtare e cila është në pronësi të MFSK-së.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ofron veturën e  tipit “Toyota Land Cruiser” në gjendje të rregullt, funksionale dhe me të gjitha pajisjet teknike të saj dhe dokumentacionin përkatës.

Vetura në fjalë duhet të përdoret për qëllime zyrtare dhe në kontekst të realizimit të aktiviteteve të organeve të MAPL dhe jo për qëllime tjera, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin përkatës në fuqi.

Gjithashtu, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal obligohet që të informojë ministrinë dhuruese lidhur me destinacionin final të përdorimit të kësaj veture që është e shënuar në nenin 1 të kësaj Marrëveshje.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar me këte përmbajtje  në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së APL.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)