Meta vazhdon viziten në Kosovë
Prishtinë, 4 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta se bashku më një delgacion të kuvendit shqiptar sot do të vazhdojë viziten e tij në Kosovën ku do të takoj liderët e vendit.
Meta do të qëndrojë tri ditë në Kosovë më ç'rast do të takohet me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, si dhe me drejtues të subjekteve politike, përfshirë edhe ata të komuniteteve.
Kryeparlamentari Meta do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari si dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.
Kryeparlamentari i Shqipërisë në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, më 5 prill, do të takohet edhe me udhëheqjen e Gjakovës. Kjo është vizita e parë zyrtare e Ilir Metës në Kosovë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.