13 Janar 2025

Meta i kërkon Haradinajt ta forcojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Prishtinë, 22 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për temat me interes për të dyja vendet.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit, është ajo që na bashkon të gjithëve, duke besuar se askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt.

“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, shtoi kryeministi Haradinaj.

Ndërkaq, presidenti Meta, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, tha se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)