Mesiq sot viziton Kosovën
Prishtinë, 19 korrik - Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, sot dhe nesër, do të qëndrojë në Kosovë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.
Gjatë kësaj vizite do të zhvillohet edhe një takim ish-presidentësh, ku do të marrin pjesë, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq dhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.
Po ashtu, ish presidenti Mesiq, do të bëjë promovimin e librit të tij Si u shkatërrua Jugosllavia.