29 Prill 2024

Mesic, përfudnon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 20 korrik - Sot ishte dita e dytë dhe e fundit e vizitës së ish Presidentit të Kroacisë, dhe ish Jugosllavisë, në Kosovë, zotit Stjepan Mesiç, vizitë me ftesë të ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Vizita ishte paraparë të shërbente si një shprehje e mirënjohjes së shtetit të Kosovës për kontributin historik të zotit Mesiç në favor të shqiptarëve.

Për këtë qëllim, Mesiçin e pritën autoritetet më të larta të shtetit të Kosovës, si dhe u nderua me titullin “Honoris causa” të universitetit AAB Riinvest.

Me këtë rast si mysafirë specialë të zotit Pacolli ishin dhe dy ish Presidentët e Shqipërisë, Profesor Doktor Rexhep Meidani (1997-2002), dhe Alfred Moisiu (2002-2007), të cilët jo vetëm që kanë kontribuar për Kosovën në momente të tilla si lufta dhe shpallja e pavarësisë, por kanë qenë dhe miq dhe bashkëbisedues të mirë të Presidentit Mesiç.

Madje vizita e Mesic ishte rast qe të bashkoheshin 5 ish Presidente: ai i Kroacise, dy te Shqiperise, dhe dy te Kosoves, sepse aktivitetit te iniciuar nga zoti Pacolli ju bashkua dhe zoti Fatmir Sejdiu

Duke folur për mysafirin e tij, gjatë ceremonisë së promovimit të librit të zotit Mesiç, Pacolli, njëherazi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, tha se “me Presidentin Mesiç më lidh një miqësi e hershme, e kultivuar që para Luftës së Kosovës, gjatë luftës, pas mbarimit të suksesshëm të saj, shpalljes së pavarësisë dhe në zhvillimet e mëvonshme. Megjithëse nuk isha politikan, kam bashkëpunuar me të në të mirë të Kosovës, duke i shërbyer një ardhmërie të vendit tim si kjo që e kemi sot,”, vijoi ai.

“E kam për nder, që kam një mik personal, një mik kaq të madh të Kosovës, siç u duk nga respekti që mbarë qytetarët tanë, elita politike dhe intelektuale treguan për zotin Mesiç. Ne kemi diskutuar shumë herët për statusin e Kosovës, për pavarësimin e saj, për lobimin për njohjen e kësaj pavarësie dhe jam i bindur se zoti Mesiç do të mbetet gjithnjë në historinë e Kosovës, si mik i madh i saj.” 

Më tej ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite ishte që “Kosova ta nderonte këtë mik të përhershëm të saj. Ne nuk duhet t’i harrojmë atë që shumë figura politike jashtë Kosovës, në rajon dhe më gjerë kanë bërë për Kosovën. Nuk dua të harroj këtu dhe dy ish Presidentët historikë të Shqipërisë, zotin Rexhep Meidani, president gjatë Luftës së Kosovës dhe i mikpritjes së madhe të vendit amë, për të shpërngulurit nga lufta, apo ish Presidentin Moisiu që ishte në krah të Presidentit Bush, kur ai kërkoi pavarësinë për Kosovën në 2007”.

Duke përfunduar në lidhje me figurën e Presidentit Mesiç, Pacolli nënvizoi se “ka dy arsye të rëndësishme pse një njeri kaq i madh sa zoti Mesiç  megjithë peripecitë e tij, me historinë e tij personale politike, si president, kryeministër, ish i burgosur politik, drejtues i një partie të vogël, etj, mbetet figurë kaq popullore. Së pari, lartpamësia e tij politike. Ai shikonte shumë larg proceseve dhe kishte vizion. Së dyti, mirësia njerëzore. Ai mbetet një njeri mjaft human.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)