30 Prill 2024

Mesiç: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në një takim ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiç, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Republikën e Kroacisë për tërë angazhimin dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, ndërsa ka potencuar se pas anëtarësimit të këtij vendi në BE, Kosova do ta ketë edhe një partner të fuqishëm strategjik brenda familjes së madhe evropiane.

Përvojat e shtetit kroat do te jenë udhërrëfyese dhe do të vlejnë si parim kyç për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, presidenti Mesiç vlerësoi lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës drejt konsolidimit dhe reformave shtetërore dhe bëri thirrje që 5 shtetet e BE, të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ta bëjnë sa më parë këtë, meqenëse kjo është rruga e vetme, pasi që Kosova si pjesë konstituente e ish-Federatës së Jugosllavisë, kishte dhe ka të drejtën absolute për të qenë sovrane dhe e mëvetësishme.

Presidenti Mesiç, duke folur për zhvillimet e fundit, ndër te tjera tha se, Kosova  e ka të ardhmen e sigurt në BE, dhe bisedimet që po zhvillohen janë kontribut I fuqishëm për avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Mesic, i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

Ai ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por e rëndësishme është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave.

Ish-presidenti kroat, i cili është i njohur për deklarimet e tij në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, gjatë një vizite që po zhvillon në Kosovë, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me arritjen e marrëveshjes së Kosovës për përfaqësim rajonal.

Ai këtë e ka quajtur një hap përpara, në mënyrë që të ketë qarkullim të lirshëm të njerëzve dhe mallrave.

“Unë mendoj se ky është hapi i parë, e hapat e tjerë do të vazhdojnë pas tij. Serbia nuk është e detyruar që ta njoh Kosovën, por Serbia duhet ta bëjë të mundur që rajoni të funksionojë, pra qytetarët të mos kenë pengesa në kufij dhe po ashtu mallrat mos të pengohen. Në këtë mënyrë rajoni të funksionon në të gjitha aspektet”, ka theksuar Mesiç.

Ndërsa në lidhje me atë që mund të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan, Mesiç këta politikanë i ka quajtur iluzionistë.

Mesiç i pyetur për veriun e Kosovës, ai këtë e ka ndërlidhur me rastin e okupimit të një pjese të Kroacisë nga serbët.

“Ne kemi reaguar në mënyra të ndryshme. Së pari kemi tentuar të reagojmë kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okupuar, që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por ka mbetur një pjesë e okupuar, të cilin problem e kemi zgjidhur përmes dialogut”, tha Mesiç.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)