Merruni me korrupsionin, mos humbni kohë me demarkacionin
Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, OConnelli për depolitizimin e bordeve thotë se derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik
Përgjimet që nxorën skandalet, nepotizmin dhe korrupsionin nuk janë risi për Kosovën. Këto thotë se i ka ditur qysh nga ardhja e tij në Kosovë.
Ai është i befasuar pse duhet fajësuar bashkësia ndërkombëtare për politikanët e korruptuar kur ata mund të ndërrohen me votën e qytetarëve.
Nga ana tjetër ai thotë se asgjë nuk mund të ndryshohet me dhunë në Kosovë dhe me diskurs nacionalist.
Ai thotë se Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me tema të cilat nuk janë problem, siç është Demarkacioni.
Derisa po flasim për këto tema, askush nuk po merret me korrupsionin, papunësinë e problemet tjera reale që ka Kosova. /Zëri/