22 Janar 2025

Merkeli i dërgon letër Thaçit

Prishtinë, 9 tetor -  Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.


Nëpërmjet kësaj letre, Merkeli jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet evropiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.
 
Postimi i plotë i kryeministrit Thaçi:

Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm.

Nëpërmjet kësaj letre, ajo jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet europiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale. Dëshiroj ta falënderoj zonjën Merkel, në emrin tim personal por edhe në emër të qeverisë së Kosovës, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë vendit tonë dhe mbarë rajonit.

 Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin që ajo vë theksin tek synimi politik i normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e siguroj që Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)