Merkel: Serbia sështë për Evropë
Berlin, 2 dhjetor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se e vetmja rrugë e Serbisë drejt Bashkimit Evropian mund të jetë përmes normalizimit të raporteve me Kosovën. Merkel këto komente i bëri të premten para Bundestagut gjerman.
Merkel ka thënë qartë se kushtet e vëna para Serbisë për statusin e kandidatit deri më tash nuk janë plotësuar.
Siç është raportuar nga Deutsche Welle, konfliktet e kohëve të fundit në veri, kancelarja gjermane i ka quajtur të papranueshme dhe kujtoi se e mira është se duhet të ketë "bashkëpunim me fqinjët e saj" që janë kritere për zgjerimin e BE.