Mërgata shqiptare në Gjermani përkrah fuqishëm Vetëvendosjen
Prishtinë, 30 janar - Këto tre ditë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti dhe Donika Kadaj mbajtën disa tubime me bashkatdhetarë në Gjermani.
Në këto tubime, përfaqësuesit Lëvizjes Vetëvendosje! prezantuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe alternativën e Lëvizjes ndaj këtyre zhvillimeve.
Tubimet që u mbajtën në Bielefeld, Heilbronn dhe Heidelberg ishin përplotë me bashkatdhetarë që kishin shprehur vullnetin dhe interesimin të dëgjonin dhe të bashkëbisedonin me përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s.