Menaxhimi i kufirit, tema e radhës e dialogut Thaçi- Daçiç
Prishtinë, 22 nëntor - Në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, publikimin nga ana e Serbisë të financave që i ndan për institucionet e veta në Kosovë, si dhe për çështjen e zyrave ndërlidhëse.
Përveç zbatimit të IBM-së, takimi nuk pritet të sjellë ndonjë marrëveshje konkrete.