18 Janar 2025

Memorandum për pavarësimin e bordeve të Agjensive të Pavarura

Prishtinë, 15 gusht - Sot në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Memorandumi i bashkëpunimit i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjensive të Pavarura.      

Bordet e agjencive të pavarura vazhdojnë t’iu shërbejnë partive politike për t’i strehuar njerëzit partiakë.

Shumë agjenci kanë alokuar buxhetin e tyre për përfitime personale, për paga tejet të larta krahasuar me standardin e jetës në Kosovë.

Mënyra e zgjedhjes së bordeve është e ndryshme por kryesisht vlejnë dy qasje: propozimi nga Qeveria dhe emërimi nga Kuvendi dhe zgjedhja me konkurs nga Kuvendi dhe emërimi në Kuvend.

Sa i përket pagave në institucione dhe agjenci, pagat e bordit përcaktohen nga Kuvendi pas propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa derisa të nëpunësve civil përcaktohen në kuadër të rregullave për shërbimin civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)