23 Janar 2025

Mehmeti: Është koha për dorëheqje

Shkup, 17 maj - Deputetja e BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, pavarësisht se partia e saj është në pushtet, ka thënë së është koha që qeveria e drejtuar nga Nikola Gruevski të japë dorëheqje.

Ajo në profilin e saj në “Facebook”, ka shkuar se qeveria Gruevski e ka luftuar Marrëveshjen e Ohrit.

Postimi i plotë i Ermira Mehmetit në “Facebook”:

Unë kam votuar për këtë Qeveri sepse kam besuar se:
- do të anëtarësohemi në NATO
- do të nisim negociatat për UE
- do të realizojmë premtimet për barazi të plotë
- do të rikthejmë vlerat e demokracisë
- do të rivendosim sigurinë
Por, gjatë gjithë kësaj kohe, Qeveria:
- e izoloi vendin nga partneret ndërkombëtarë
- e rrënoi imazhin pozitiv të vendit
- nuk tregoi asnjë respekt për parimet e bashkëqeverisjes etnike
- pa ndalur e luftoi realizimin e Marrëveshjes se Ohrit
- vendosi autoritarizmin në vend të demokracisë
- refuzoi dialogun
- rrënoi bashkëjetesën
- prishi kohezionin e brendshëm
Mjaftë ishte. As qytetarët dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk mbështet qeverisjen jodemokratike. Është koha për dorëheqje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)