Medvegja shkarkon Leme Xhemën
Medvegjë, 15 shkurt - Pas më shumë se tri javë punë si drejtoreshë për buxhet e financa në Komunën e Medvegjës, ish-drejtoresha e Postë- Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, është shkarkuar të enjten nga kjo pozitë që asaj i ishte besuar në mes të muajit të kaluar.
Burime brenda kabinetit të kryetarit të kësaj komune, Slobodan Drashkoviq, kanë bërë me dije se ish-drejtoresha e PTK-së nuk e ushtron këtë post që nga e enjtja.
Ajo është shkarkuar nga kjo pozitë nga udhëheqësit e kësaj komune, shkruan koha ditore.
Është marrë vendim të shkarkohet, sepse është bërë shumë zhurmë për këtë çështje pasi që ajo kërkohet nga INTERPOL-i, ka treguar zyrtari i lartë i kësaj komune, duke mos dashur ti përmendej emri në gazetë.