16 Janar 2025

Mediat serbe sulmojnë Albin Kurtin

Prishtinë, 27 janar - Shumica e mediave më të njohura të Serbisë kanë raportuar të shtunën për protestën solidarizuese për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.

“Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet: ‘Stop terrorit ndaj popullit shqiptar’, ‘Lugina është e jona’. Po ashtu kanë kërkuar që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ta kthejë lapidarin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës...”, ka raportuar agjencia e lajmeve B92, tek citon kërkesën e liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Ai ka thënë se shqiptarët në jug të Serbisë jetojnë në represionin e njëjtë siç kanë jetuar bashkëkombësit e tyre në Kosovë gjatë viteve ‘90”, citon kjo agjenci.

 “Ai ka theksuar se Serbia po synon ta ndryshojnë strukturën etnike në Luginën e Preshevës”. Radiotelevizioni i Serbisë  raportit të huazuar nga mediat e tjera online ia ka vënë titullin: “Kurti ngrit tensionin”.

Komentet e lexuesve në portalet serbe - të bazuara kryesisht në parullat që kanë mbajtur demonstruesit - kanë qenë të shumta, shkruan Koha Ditore.

“Kështu kanë bërë dhe në Jugosllavinë e Titos, dhe u është shpaguar...”, ka shkruar ndër të tjera njëri prej lexuesve në portalin “Vesti online”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)