Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar
Prishtinë, 3 maj - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryetari i kuvendi Kadri veseli ka shprehur urimet e sinqerta për të gjithë gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë.
\"Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre\", ka shkruar Veseli në Facebook.