Më mirë zgjedhje se qeveri të përkohshme
Prishtinë, 5 nëntor - Krijimi i një qeverie të përkohshme nuk do të ishte në interes të vendit. Të paktën kështu vlerësojnë analistët që merren me çështje politike.
Për ta, në mungesë të ndonjë alternative tjetër, më mirë do të ishte që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL ka shtruar dilemën se çfarë kuptimi mund të kishte qeveria teknike ose gjitëpërfshirëse nëse liderët politikë, aktualisht nuk po mund të merren vesh për gjëra elementare ose për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se është absolutisht kundër çdo lloj tentative për të krijuar një qeveri të tillë.
/Tribuna/