Me ftesë të Sekretarit Blinken, kryediplomatja Gërvalla udhëton për në SHBA
Prishtinë, 7 qershor - Me ftesë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatja Gërvalla udhëton për në SHBA
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.
Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.
Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.