Më 30 janar mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin pranveror
Më 30 janar 2019, Kuvendi do të mblidhet në seancë të rregullt, në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera.
Po ashtu, do të ketë edhe votime të pikave nga seancat e kaluara.
Më pas, pritet të dy zhvillohen dy interpelanca dhe tri debate parlamentare.
Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Kështu, Kryesia ngarkoi komisionet parlamentare që të hartojnë planet e tyre të punës dhe në bashkërendim me programin legjislativ të qeverisë, të hartohet plani legjislativ i Kuvendit për këtë vit.
Peticioni i qytetarëve të Komunës së Mitrovicës Jugore për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, ndërkaq, u procedua për shqyrtim në komisionin përkatës parlamentar.â