Me 30 dhe 31 takimi i radhës mes Grupeve Teknike Kosovë-Serbi
Prishtinë, 28 maj - Me 30 dhe 31 maj në Brueksel do të mbahet takimi i radhës mes Grupeve Teknike të Kosovës dhe Serbisë pë çështjen e telekomunikacionit dhe energjetikës.
Kryesuesja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, u shpreh optimiste, se të premten do të arrihet marrëveshje në fushën e telekomunikacionti, pasi në takimin e fundit ka pasur përafrim qëndrimesh.
/rtk/