Më 21 gusht, seanca dëgjimore në Kushtetuese
Prishtinë, 1 gusht - Gjykata Kushtetuese,bënë të ditur se të enjten, më 21 gusht 2014, do të mbahet seanca dëgjimore publike, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit Nr. 05-V- 001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 17 korrikut 2014.
Në këtë seancë publike janë ftuar për të marrë pjesë parashtruesi i kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtar të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës