Më 2 shtator vazhdon dialogu Kosovë - Serbi
Prishtinë, 26 gusht - Më 2 shtator do të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, ku temë kryesorë do të jenë vulat doganore, tha Ilir Dedaj, këshilltar i presidentes, në një debat të organizuar në qendrën mediale në Çagllavicë, me temën,`Vazhdimi i dialogut, pas veriut\'\'.
Më 2 shtator do të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, ku temë kryesorë do të jetë vulat doganore, ka thënë Ilir Dedaj, këshilltar i presidentes Jahjaga në një debat të organizuar në qendrën mediale në Çagllavicë, me temën,`Vazhdimi i dialogut, pas veriut`.
Dedaj tha se pas ngjarjeve të 25 korrikut, Beogradit i është përfunduar ëndrra për ndarje dhe se i kanë të qartë kufijtë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ndërsa, Momqillo Trajkoviq tha se dialogu duhet të vazhdohet, por problemi kryesor për Beogradin në këtë proces është statusi i Kosovës. Edhe ai tha se është kundër ndarjes.
Për Rada Trajkoviq, intervenimi në veri ishte i njëanshëm, por ajo shprehu shqetësimin e saj për vrasjen e policit dhe deklaroi se në veri ka probleme të ndërlikuara dhe për zgjidhje duhet bashkëpunim i ndërkombëtarëve.
Panelistët e këtij debati u pajtuan se rruga e vetme e zgjidhjes është vazhdimi i dialogut, por i cili, sipas tyre, duhet të ndërrojë formën.