25 Dhjetor 2024

Më 17 qershor seanca plenare e Kuvendit

Prishtinë, 14 qershor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Kështu, Kryesia vendoi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 10:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, si dhe shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe pritet të zgjedhin Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe kryesuesin e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në agjendën e kësaj seance do të jenë edhe dy pika të papërfunduara në seancën e sotme: votimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare dhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Këtyre pikave, si rëndom, do t’u paraprijnë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet e deputetëve në adresë të qeverisë.

Kryesia, në mbledhjen e sotme, miratoi rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me rishikimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)