19 Janar 2025

Më 13 mars diskutohet për Ligjin e veteranëve

Prishtinë, 3 mars -  Kuvendi i Republikës së Kosovës, këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare për shkak të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”. Kështu ka bërë më dije kryeparlamentari Jakup Krasniqi, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet javën e ardhshme, më 13 mars, me ç’rast në rend të ditës do të jetë Projektligji për veteranët e UÇK-së. 

“Ligji për veteranët e luftës do t’i adresohet seancës se radhës. Kërkoj mirëkuptim nga shoqatat e dala nga lufta. Kuvendi i ka disa proceduara dhe ne jemi të obliguar me ligj që t’i respektojmë ato. Besoj shumë në punën e komisionit se në afatin më të shkurtër të mundshëm do të rrumbullakohet çështja e këtij ligji”, ka thënë Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)