Më 12 shkurt, raporti për vizat
Prishtinë, 24 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka bërë më dije se më 12 shkurt Komisioni Evropian pritet të publikojë raportin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ky raport ishte paralajmëruar që do të publikohej me 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Na është thënë se raporti do të publikohet me 12 shkurt, ku do të mbahet edhe takimi i nivelit të lartë për procesin e liberalizimit të vizave ka deklaruar Çitaku për Epokën e Re.
Ministrja Çitaku po ashtu ka thënë se ky takim kësaj radhe do të mbahet në Kosovë.