Me 10 dhjetor nis zbatimi i IBM-së në Merdare dhe Jarinjë
Bruksel, 5 dhejtor - Në takimin e tretë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton është rënë dakord që implementimin i Marrëveshjes për menaxhimin e integrimit të kufirit (IBM) të nis më 10 dhjetor në Merdare dhe Jarinjë.
Këtë e ka konfirmuar Kryeministri, Hashim Thaçi pas takimit të zhvilluar me Daçiqin në Bruksel.
Kryeministri Thaçi ka thënë se menaxhimi i kufirit do të bëhet bashkërisht ndemjet policisë dhe doganierëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, si dhe EULEX-it. Po ashtu, sipas tij, është arritur edhe marrëveshje për hapjen e zyrave ndërlidhje të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.
Kurse Kryeministri, Ivica Daçiq ka thënë se pikat kufitare nuk janë të tilla siç ka thënë Thaçi, por vetëm pikëkalime, duke shtuar se deklarata e Thaçit nuk i ndihmojnë dialogut.
Po ashtu ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për zyrë ndërlidhëse në mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm por disa përfaqësi të thjeshta
Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton përmes një deklarate.
Dy kryeministrat janë pajtuar që secili ti emëroj nga një zyrtarë ndërlidhës. Për fillim, në kuadër të rolit lehtësues të BE-së delegacioni i BE-së në Beograd dhe zyra e BE-së në Prishtinë do të ofrojnë zyra ndërlidhëse për këta zyrtarë ndërlidhës, ka thënë Ashton.
Në deklaratën e saj thuhet se kryeministri Thaçi tashmë e ka themeluar një njësit policor special shumë etnik në kuadër të policisë së Kosovës që do të ketë për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë religjioze dhe kulturore.
Ashton ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që të shqyrtojnë gjetjen e mënyrës që ndihma financiare për komunitetin serb në Kosovë të jetë transparente.
Dy kryeministrat janë pajtuar për vazhdimin e punës për energjetikën dhe telekomunikacionin në nivel të ekspertëve. Gjithashtu Ashton ka thënë se Thaçi e Daciq janë pajtuar që të intensifikojnë bashkëpunimin mes komisioneve të të dyja vendeve për personat e pagjetur.
Takimi i ardhshëm mbahet me 17 janar të vitit 2013.
Në takimin e sotëm që ka zgjatur që ka zgjatur deri pas mesnatës është shqyrtuar procesi i zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).
Dy kryeministrat konfirmuan se pikat kufitare në Jarinjë dhe Merdare do të jenë të gatshme me 10 dhjetor. Ndërsa, pika kufitare Dheu i Bardh dhe ajo në Bërnjak do të jenë funksionale me 31 dhjetor, ka thënë Ashton.