19 Maj 2024

MD premton që shumë shpejtë finalizon Ligjin për Amnisti

Prishtinë, 12 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot takoi ekspertët të cilët punuan në Projektligjin për Amnisti.

Gjatë diskutimit, Ministri Kuçi ritheksoi rëndësinë e këtij ligji për vendin tonë dhe përfshirjen e politikave të cilat ai i ka bërë të qarta që nga viti 2011 kur edhe mori iniciativën për këtë ligj.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi i kushtoi vëmendje të veçantë diskutimit për veprat penale që do të përjashtohen nga amnistia, si dhe atyre për të cilat do të lejohet ajo.

Ministri Kuçi dhe ekspertët që kanë punuar në këtë ligj, përfshirë këtu ekspertë të EULEX-it, ritheksuan nevojën e domosdoshme që për këtë ligj të ketë konsensus të plotë shoqëror dhe përkrahje nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Rrjedhimisht, theksoi Kuçi, ky ligj do të t’i prezantohet së pari partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe më pas do të procedohet më tej.

Në lidhje me këtë, ai tha se do t’i kushtohet kujdes i veçantë veprave të cilat do të përjashtohen nga amnistia, me qëllim që veprat penale të cilat cenojnë rëndë interesat shoqërore, të mos jenë të përfshira në amnisti.

Ministri Kuçi gjithashtu qartësoi për grupin punues së ky ligj nuk është i orientuar drejtë të ashtuquajturës “amnisti për veriun”, siç ishte thënë në media.

Ai sqaroi se ky ligj do të përmbajë veprat penale të caktuara për të cilat mund të jepet amnistia dhe se ai nuk i është kushtuar asnjë pjese të caktuar të territorit të Republikës së Kosovës dhe se nga ai mund të përfitojnë qytetarët e gjithë vendit të cilët plotësojnë kushtet e parapara me këtë ligj.

Ligji për amnistinë, i cili tashmë është në fazën e tij finale, do të përmbajë pjesën e përgjithshme me të cilin do të definohet amnistia, kushtet dhe procedurat për dhënien e saj në përputhje me Amendamentin e fundit Kushtetues, si dhe pjesën e veçantë e cila do të numërojë veprat penale për të cilat lejohet amnistia dhe ato për të cilat ndalohet ajo.

Ky ligj do të procedohet në Kuvend menjëherë pas miratimit të Amendamentit Kushtetues për Amnistinë, i cili është iniciuar gjithashtu nga Ministria e Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)