22 Janar 2025

MD nuk i publikon statistikat e procesit të regjistrimit të diasporës

Prishtinë, 14 tetor - Ministria e Diasporës nuk ka publikuar të dhëna ose shifra lidhur me mërgimtarët që janë regjistruar deri më tani, nëpërmes procesit të regjistrimit të mërgatës, që ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se e tëra çfarë mund të thonë është se procesi është duke shkuar me dinamikën e pritur.

Ndërkohë që për kredibilitetin e këtij procesi janë ngritur dyshime, nga persona që janë marrë me analizim të tij. Është vlerësuar si proces që ka filluar mbrapsht dhe se do të prodhojë të dhëna jo të sakta për numrin e mërgimtarëve.

Autori i kapitullit për Diasporën dhe mërgatën në raportit e UNDP-së, të publikuar rreth dy javë më parë, Shpend Kursani, ka thënë se procesi i regjistrimit është i koklavitur.

Gjithashtu ai ka deklaruar se nuk mund të bëhet një regjistrim i mirëfilltë, pa u bërë një investim më serioz sesa është bërë deri më tani, nga Ministria e Diasporës. 

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)