MD - MPB dhe MF memorandum mirëkuptimi me prokurorinë
Prishtinë, 29 prill - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Financave, Bedri Hamza dhe kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.
Ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar sot, ka për qellim të mbështesë funksionalizimin e Njësinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit.
Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit, do të koordinojë aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe ndërinstitucional në shkëmbimin operativ te të dhënave në mes shteteve, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kanaleve të sigurta të komunikimit.
Po ashtu, funksionalizimi i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit, ka për qëllim ngritjen optimale të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe ndërinstitucional, shkëmbimin e koordinuar te të dhënave në sferën ndërkombëtare dhe avancimin e proceseve ekzistuese të punës.
Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit, do të mbështetet duke parë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit të organeve të drejtësisë dhe të punëve të brendshme, në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit.