18 Janar 2025

MD e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e tetë të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, i cili u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri Kuçi informoi të pranishmit për vlerësimin e sistemit të ristrukturuar të drejtësisë penale që është një kriter i kërkuar. Kuçi me tej njoftoi për hapat që janë marrë dhe kriteret që janë plotësuar nga Ministria e Drejtësisë dhe njëherësh bashkëpunimin që kanë pasur me Këshillin Gjyqësor dhe Prokorurial, si dhe institucionet tjera për përmbushjen  e këtyre kritereve.

“Gjatë këtij viti kemi bërë një strukturim të plotë të drejtësisë penale në Kosovë duke bërë një reformë e cila ka pasur dhe ka nevojë ta bëjë një vlerësim në kuptimin pozitiv për dobinë që kemi pasur nga kjo.\"

\"Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, përfshirë këtu edhe 15 institucionet tjera të cilat presin vlerësimin deri në fund të tetorit që përputhet në tërësi me atë që kërkohet nga mekanizmi i përbashkët, e që pas publikimit të fazës së parë, do të kemi një raport të përbashkët jo vetëm me vendorët por edhe me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë, EULEX-in dhe të tjerë”, ka thënë Kuçi.

Ministri Kuçi theksoi progresin që është arritur në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me ç’rast janë marrë hapa konkret në përmirësimin e kushteve duke ngritur kapacitetet e stafit dhe profesionalizmin e tyre.

“Këtë vit kemi përmirësuar dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligjin e ri për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar  për çështje penale, kemi funksionalizuar databazën e të dhënave me mbështetje të USAID-it dhe besoj që tani kemi një rritje të konsiderueshme të efikasitetit të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar”, tha Kuçi.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha që pret marrëveshje të reja në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe se janë në rrugë të mbarë për t’i përmbushur kriteret deri në fund të tetorit të këtij viti që kërkohen nga Ministria e Drejtësisë në fushën e rendit dhe ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)