MD dhe UNDP nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Prishtinë, 23 tetor - Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Programi i Kombëve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për rritjen e bashkëpunimit në mbështetje të Grupit Ndërministror për Ballafaqimin me të kaluarën në draftimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të mbështesë grupin gjatë hartimit të kësaj strategjie. Zëvendësministri i drejtësisë, Daut Xhemaili dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, thanë se Strategjia Kombëtare është hapi kryesor në kuadër të drejtësisë tranzicionale, që do të ndihmojë qytetarët të përballen më lehtë me të kaluarën.