16 Janar 2025

MD dhe QEZK nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 28 maj - Ndonëse Republika e Kosovës vazhdon të përmirësojë qasjen në drejtësi përmes zhvillimit të një sistemi më të fuqishëm të zgjidhjes alternative të kontesteve, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Zgjidhjen e Kontesteve (QEZK), Katarina Kresal, ish Ministre e Punëve të Brendshme dhe Allesh Zalar, ish Ministër i Drejtësisë së Sllovenisë.

Kuqi ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit në mënyrë që të përcaktohet një partneritet në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe QEZK-së në lidhje me projektin që do të mbështeste zgjidhjen alternative të kontesteve në Republikën e Kosovës.   

Ministri Kuçi ka thënë se Ministria e Drejtësisë që nga fillimi i ka dhënë një rëndësi të veçantë çështjeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në mënyrë alternative dhe për këtë qëllim kanë themeluar sistemin e noterisë, ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në Kosovë dhe shtoi se tani ka nevojë që këto sisteme të jenë edhe më funksionale.

“Premtoj në emër të Ministrisë së Drejtësisë se do ta respektojmë memorandumin, do t’i ngrisim kapacitetet tona dhe do ta shfrytëzojmë në maksimum mundësin që na jep një bashkëpunim i tillë në mes dy vendeve tona”, tha Kuçi

Përfaqësuesja e Qendrës Evropiane për Zgjidhjen e Kontesteve, Katarina Kresal tha se janë të kënaqur me hapat e shpejt me të cilët po ecën Kosova në drejtimin e duhur të zbatimit të reformave në fushën e drejtësisë.

“Ajo çka kemi nënshkruar sot paraqet një rrugë të qartë sa i përket mënyrës më të lehtë dhe më të shpejt të qasjes në drejtësi, e cila mungon shpesh në procedurat gjyqësore. Ne e dimë se ky projekt do të zhvillohet dhe ekzekutohet në mënyrë efikase me mbështetje të fuqishme të kësaj ministrie”, tha Kresal.

Ndërsa, Zalar u shpreh se ky është një projekt sfidues por do të bëhen përpjekje të dy anshme nga avokatët, gjyqtarët, ndërmjetësit kosovarë dhe ekspertëve slloven, veçanërisht trajnuesit për realizim të suksesshëm të projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)