MD dhe KGJK, nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Prishtinë, 15 shtator - Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nënshkruan memorandum mirëkuptimi, ky memorandum u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Në bazë të këtij memorandumi, Ministria e Drejtësisë ka deleguar kompetenca të Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë, për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve, duke u bazuar në ligjet në fuqi.
Po ashtu, me anë të këtij memorandumi të mirëkuptimit, Divizioni për Integrime Gjyqësore i cili ka funksionuar në kuadër të Departamentit për Qasje në Drejtësi të MD-së, bashkë me të punësuarit, të drejtat, detyrimet, arkivin etj., kalon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.