29 Prill 2024

MD dhe juristët serbë nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 9 mars - Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Asociacioni i Juristëve Serbë të Kosovës, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum u nënshkrua në mes të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetarit të Asociacionit të Juristëve Serbë të Kosovës, Jovica Cukalovic dhe ka për qëllim të bashkëpunojnë në përpilimin dhe avancimin e legjislacionit primar dhe sekondar, në fushat për të cilat merren vesh gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje, të angazhohen bashkërisht në përgatitjet për zbatimin e ligjeve të rëndësishme të Kosovës, e të cilat janë në përgjegjësi të Ministrisë së Drejtësisë etj.

Ministria e Drejtësisë ka një qasje të plot dhe të barabartë për integrimin e komunitetit serb në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe unë besoj që ky është hapi i parë dhe seriozë që nga viti 1999, që të kemi një asociacion të tillë dhe të kemi një bashkëpunim të drejtpërdrejt, i cili respekton  ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i respekton të drejtat e komunitetit serb, tha Ministri Kuçi pas nënshkrimit të këtij memorandum.


Ai shtoi së Ministria e Drejtësisë do jetë shumë e kujdesshme që të bashkëpunojë në të gjitha fushat të cilat janë kompetencë e saj dhe të ketë kushte dhe ambient të përshtatshëm për integrimin e qytetarëve serb në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe në tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Nga anën tjetër, z. Cukalovic pasi ka falënderuar Ministrin Kuçi për lidhjen e këtij memorandumi të bashkëpunimit, ka folur për rolin e asociacionit që e udhëheq. Ai tha së Lidhja e Juristeve Serb të Kosovës si asociacion i pavarur, para së gjithash ka për qëllim të ndihmojë drejtësinë dhe të jep instruksione profesionale në këtë fushë, në veçanti institucioneve serbe të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)