McAllister fton ministren Gërvalla t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së
Prishtinë, 16 prill - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pranuar sot një ftesë nga David McAllister, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.
Në ftesën e tij, McAllister,ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin.