Mbyllet seanca pa u zgjidhur Kryetari i Kuvendit
Prishtinë, 3 gusht - Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka thënë se "e mbyllë mbledhjen" konstituive, ndonëse aty nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, si vendim i domosdoshëm për konstituimin e këtij institucioni.
Mikullovci i kërkoi koalicionit PAN që të propozojë kryetarin e Kuvendit, por PAN nuk e propozoi. Në ato momente, Mikullovci tha se e mbyll seancën.
Duke u larguar nga salla, deputeti i PDK-së dhe PAN-it, Enver Hoxhaj tha se seanca është mbyllur dhe se tani i mbetet kryesisë së vjetër që ta thërras seancën e re.