Mbyllet fushata ndërkombëtare 16 ditët e aktivizmit
Prishtinë, 10 dhjetor - Me organizimin e konferencës me temën Trajtimi i rasteve të dhunës në familje për vitin 2012, sot u bë përmbyllja zyrtare e fushatës ndërkombëtare 16 ditët e aktivizmit në Kosovë.
Me këtë rast, Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, njëherësh Zëvendësministër i Drejtësisë, Daut Xhemajli, tha së Kosova ka ndërtuar mekanizma ligjor-institucional, për parandalimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e shkaktarëve të dhunës në familje, ri-integrimin e viktimave të dhunës, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e normave ligjore në fushën e të Drejtave të Njeriut, por sipas tij, as Kosova nuk mund të përjashtohet nga ky fenomen, sikurse edhe çdo vend i botës që nuk mund të parandalojë në tërësi dhunën në familje
Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në fushatë e luftës kundër dhunës në familje, në këtë konferencë paraqitën aktivitetet e tyre të realizuara gjatë kësaj fushate.
Pjesë e fushatës 16 ditët e aktivizmit në Kosovë, ishin përfaqësues nga institucione të caktuara publike, shoqëria civile, përfaqësues të mediave si dhe organizata ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.
Fushata është mbështetur nga Ambasada Amerikane, Ambasada e Britanisë së Madhe, OSBE dhe UNDP.