Mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, uron Presidentin Thaçi
Prishtinë, 12 prill - Madhëria e Tij, mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, uron Presidentin Thaçi, shpreh dëshirat më të mira për qytetarët e Kosovës
Madhëria e Tij, mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një urim Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e detyrës së të parit të shtetit, duke shprehur dëshirat më të mira për qytetarët e Kosovës.
Ky është urimi i Madhërisë së Tij, mbretit të Suedisë, Carl Gustaf R, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:
Ekselencës së Tij
Z. Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
PRISHTINË
Me inaugurimin tuaj president i Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për shëndetin tuaj dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.
MADHËRIA E TIJ MBRETI KING CARL GUSTAF R
Royal Palace, Stockholm