Mbreti i Jordanisë, Abdullah Al Hussein viziton Kosovën
Prishtinë, 17 nëntor - Me ftesë te Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjes Atifete Jahjaga sot do ta vizitojë Kosovën Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, i cili vjen për vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë.
Atë fillimisht në një ceremoni zyrtare në sheshin Ibrahim Rugova do ta pret Presidentja Jahjaga ku pas takimit, do të japin deklarata para mediave.
Pas takimit në Zyrën e Presidentes, Mbreti Abdullah II takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë.