Mbretëria e Holandës mbështetë vizionin e Kosovës Evropiane
Prishtinë, 21 mars Zëvendës ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli priti në një takim një delegacion nga Mbretëria e Holandës, ku diskutuan për progresin e Kosovës në Integrimin e saj në BE.
Delegacioni ishte i kryesuar nga ambasadori i Mbretërisë së Holandës,z. Robert Bosch dhe Jaap Werner, Drejtori nga departamenti për Evropën, nga Ministria e punëve të Jashtme, Mbretërisë së Holandës
Më këtë rast Zëvendës ministri Kasapolli njoftoi delegacionin për situatën momentale në Kosovë, duke potencuar që po punohet vazhdimisht sa i përket agjendës Evropiane, dhe progresin e theksuar në këtë fushë. Mirëpo, mbetët prapë shumë punë për të bërë, në mënyre që të gjitha detyrat që i kemi si në sektorin politik, në sundimin e ligjit, ekonomik dhe atë të standardeve evropiane, të përmbushen nga ana jonë sa më shpejt, që Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian të jetë realitet për Kosovarët.
Duke vazhduar me falënderimin për Mbretërinë e Holandës për ndihmën e dhënë deri me tani në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa, z. Jaap Werner ka shprehur gatishmërinë e tij, dhe të vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e konsolidimit dhe integrimit të saj në strukturat evropiane, duke potencuar që Kosova është në rrugë shume të mbarë në Integrimin e saj në Bashkimin Evropian.