23 Janar 2025

Mbretëria e Bashkuar ka përkrahur shumë Kosovën

Prishtinë, 14 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Kryeministri Mustafa e njoftoi amabasadorin O’ Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, agjendën evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.

Duke i uruar mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar dhe populli i saj kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha periudhat.

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të ardhmen.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)