22 Janar 2025

Mblidhet Kryesia e LDK-së, vendoset fati i bllokut

Prishtinë, 18 nëntor - Kryesia e LDK-së po mblidhet tani në orën 11.00 për të diskutuar rreth situatës të krijuar në bllokun VLAN dhe ku pritet të vendoset përfundimisht lidhur me postin e kryeministrit, nëse ky post do ti takojë LDK-së dhe AAK-së.

Kryetari i LDK-së sot përmes një postimi në Facebook ka thënë se momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Mirëpo, Kryesia e AAK-së pas një takimi të mbajtur dje i ka bërë të çartë LDK-së se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, duke thënë se nëse dështon marrëveshja, përgjegjësia është e LDK-së dhe drejtuesve të saj.

\"Marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilitdo subjekt që është pjesë e Koalicionit. Për më shumë, në atë rast, përgjegjësia e tërë, për dështimin eventual të Marrëveshjes së 10 qershorit, bie mbi atë subjekt politik dhe mbi udhëheqësinë e tij\", thuhet në kumtesën e AAK-së.

Zyrtarë të partisë së Ramush Haradinajt e kanë bërë të qartë se nëse nuk respektohet marrëveshja e 10 qershorit, atëherë blloku mund të shkatërrohet. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)