Mblidhet Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE
Prishtinë, 1 nëntor - Kuvendi i Republikes se Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, Komisioni do të diskutojë lidhur me përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 23-24 nëntor në Strasburg, si dhe propozimi i temave për diskutim gjatë këtij takimi.
Mbledhja mbahet në sallën C- 301, duke filluar nga ora 11:00. Mediave iu lejohet të marrin vetëm pamje nga takimi.