Mblidhet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 në Kosovë
Prishtinë, 29 tetor - Sot në Kuvendin e Republikës së Kosoës do të mbahet takimi i radhës i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë.
Kuvendi ka ndërmarrë hapa vullnetarë, sikur edhe vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në këtë drejtim kohë më pare Kuvendi ka adaptuar Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe ka krijuar Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm të përkrahur nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.