Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 8 korrik
Pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë tri projektligje: Projektligjin për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, si dhe Projektligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet Raporti vjetor i performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2010.
Kryesia, pasi është njoftuar me informatën e kryetarit të Agjencionit Kundër Korrupsionit se atij i ka skaduar mandati, e ka autorizuar Komisionin për Legjislacion të ndërmarrë proceduarat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të AKK-së.