Mbledhja e përbashkët më 11 janar në Prizren
Prishtinë, 6 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqiperise do të mbahet më 11 Janar 2014 në Prizren.
\"Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian!\", ka shkruar Thaçi në \"Facebook\".
Sipas tij poashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës!
\"Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale\", ka shkruar ai.